Adnan Blaku është aktori i njohur shqiptar i cili famën e tij më të madhe e mori me rolin e “Sofisë”.
Dita e sotme, 18 prill është mjaft e veçantë për të, pasi aktori feston ditëlindjen.
Por, në këtë ditë ai shprehur një kërkesë drejtuar presidentit Hashim Thaçi. Blaku do që dita e sotme të jetë festë për të gjithë, gazetablic.
“18 Prilli – Datë e rëndsishme per Kosovën sepse është Datlindja ime. Prandaj e lus Presidentin qe këtë ditë ta shpall ditë feste. Ju ftfoj te gjithve qe ti bashkangjiteni dhe te festojme se bashku”, ka shkruar aktori në fotografinë e tij të publikuar.
Ndryshe, Blaku fillimin e karrierës e nisi në emisionin “Prrallë me tupan”, ku dhe aty ai arriti të pëqlehet shumë nga publiku, ndërsa ka vite tani që është pjesë e Odeonit.