Fjalë Kyçe

Ja pse Ferat Shala mban numrin 31 në listën e PDK-së për deputet

Ja pse Ferat Shala mban numrin 31 në listën e PDK-së për deputet

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka treguar arsyet se pse mban numrin 31 në listën e kësaj partie për deputet.

Ai e ka ndërlidhur numrin e tij në listë për deputet me vitet e miqësisë dhe veprimtarisë për çlirimin e Kosovës me Kadri Veselin.

“31 vjet njohje, miqësi e veprimtari të përbashkët me Kadri Veselin. 31 vjet bashkë kemi ndarë vuajtje dhe momente të vështira, por edhe suksese e fitore. 31 vjet rrugëtuam bashkë – nga ilegalja në luftë – nga lufta në ndërtim të shtetit tonë. 31 vjet ideale të përbashkëta me Kadri Veselin! Bashkë, ndërtojmë të ardhmen për ty dhe shtetin!”, ka shkruar Shala në llogarinë e vet në “Facebook”, duke ia bashkangjitur edhe një video.