Flori Mumajesi këtë vit garon në festivalin “Kënga Magjike”.
Flori Mumajesi ka zgjedhur që në këtë festival të paraqitet me baladën “Plas”, vargjet e të cilës janë tejet prekëse, shkruanlajmi.net.
Moderatori Ardit Gjebrea në një intervistë dhënë për “Thumb”, ka treguar se si qau kur dëgjoi për herë të parë këngën e Florit.
“Shkoj në studion e Florit, sepse ai më tha kam vendosur të marrë pjesë tek “Kënga Magjike” por jam i pavendosur me cilën këngë të marrë pjesë. Ato ditë ishin ditët e fundit të jetës së mamasë time dhe kur dëgjova “s’kemi me u pa më bashkë”, fillova të qaj. Flori pasi pa reagimin tim shtangu dhe tha vërtetë ka këtë reagim? Kur i tregova atë që po përjetoja ai më tha: me këtë këngë do të marr pjesë në festival!”, u shpreh Arditi.