Fjalë Kyçe

Ja pse korona virusi vret më shumë meshkujt se gratë

Ja pse korona virusi vret më shumë meshkujt se gratë

Studiuesit janë të mendimit se gjendja më e keqe shëndetësore e përgjithshme tek meshkujt si dhe veset si pirja e duhanit dhe e pijeve alkoolike më shumë sesa femratështë faktori kryesor tek vdekjet më të shumta tek meshkujt sesa femrat nga pandemia e Covid-19. Një faktor tjetër të mundshëm është edhe shtatzënia tek gratë, pasi kalojnë një periudhë me një trup të huaj në trup që ju jep një përparësi në mbijetesë, transmeton Gazeta Metro.

Pirja e duhanit, pijeve alkoolike dhe gjendja më e keqe e përgjithshme shëndetësore janë disa faktorë që shkaktojnë këtë dallim mes gjinive.

Të dhëna nga e gjithë bota të mbledhura e përpunuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë tregojnë se meshkujt janë 5 herë shumë sesa gratë që e konsumojnë duhanin dhe pijet alkoolike.

Në vendet si Italia, meshkujt janë 60 % e njerëzve që kanë rezultuar pozitiv me korona virusin e ri SARS-CoV-2 dhe më shumë se 70 % e atyre që kanë vdekur, sipas të dhënave të institutit Kombëtar të Shëndetësisë së Italisë. Edhe vende si Koreja e jugut, ku proporcioni i grave që janë testuar pozitiv për virusin është më i lartë se burrave, rreth 54 % e të vdekurave janë meshkuj.

Derisa zyrtarët shëndetësor po i vërejnë këto dallime të mëdha

Edhe më parë epidemitë e korona viruseve si SARS dhe MERS kishin tendencë të ndikonin jo proporcionalisht tek meshkujt, sipas Dr. Luis Ostrosky-Zeichner, specialist i sëmundjeve ngjitëse Universitetin e Texas.

Nga perspektiva evolucionare, disa studiues propozojnë se gratë kanë reagim më të fortë imuniteti kundër infeksioneve virusale sesa meshkujt pasi kalojnë infeksioneve virusale sesa meshkujt pasi kalojnë një periudhë të jetës me një trup të brenda trupit të tyre-fëmijët- që ju jep një përparësi në mbijetesë.