Fjalë Kyçe

Ja sa do të paguhet Bylbyl Sokoli në Ferizaj

Ja sa do të paguhet Bylbyl Sokoli në Ferizaj

KF Ferizaj, pas largimit të trajnerit Afrim Toverlani e ka zyrtarizuar zëvendësuesin e tij për sezonin pranveror.

Trajneri Bylbyl Sokoli, do ta drejtojë skuadrën ferizajase për sezonin pranveror.

Drejtori i klubit të Ferizajt, Mustaf Grainca, ka treguar për KALLXO.com, se ‘Profa’, ka nënshkruar kontratë katër mujore me një pagë prej 1,500 euro në muaj.

Pra, Bylbyl Sokoli, nga qëndrimi i tij katër mujor te Ferizaj do t’i përfitojë 6 mijë euro.