AC Milan vazhdon interesimin për transferimin e Cesc Fabregasit, por Chelsea nuk do të shes lojtarin nën çmimin 12 milionë euro.
“Calciomercato”, shkruan se ‘Blutë” e Londrës janë të vendosur të mos e shesin mesfushorin spanjoll nën çmimin 12 milionë euro.
“Rossonerët” janë të gatshëm t’ia ofrojnë londinezëve 8 milionë euro për 31 vjeçarin, kontrata e të cilit skadon në fund të këtij sezoni.
Fabregas është i vendosur të largohet nga Londra për shkak se ai po gjen hapësirë në skuadrën e Sarrit.
Milani është destinacioni i mundshëm për ish-futbollistin e Arsenalit dhe Barcelonës.