Kundërshtari i Barcelonës,skuadra e Lyonit kanë konfirmuar se 5.000 tifozë do të jenë të pranishëm në Camp Nou për ndeshjen e sotme, shkruan GazetaAlo.
”Te gjitha biletat janë shitur,tifozët janë mobilizuar individualisht dhe në grupe,për të udhetuar në Barcelonë,”njofton Lyoni në faqen zyrtare.
”Klubi i falendëron fansat për mbështetjen e madhe dhe të pakushtëzuar dhe për sjelljen shembullore për të rritur vlerat dhe ngjyrat sportive të Lyonit,”shtoi Lyoni.
Ndeshja luhet sonte në Camp Nou në orën 21:00.
Ndeshja e parë ne stadiumin e Lyonit përfundoi me rezultat 0-0. /GazetaAlo