Fjalë Kyçe

Ja sa vite mbushi djali hasret i Remzies

Ja sa vite mbushi djali hasret i Remzies

Remzie Osmani është këngëtare mjaftë e njohur dhe e dashur për publikun shqiptar, ku për vite me radhë e ka mbushur tregun muzikor me hite të mëdha.

Në sy bien edhe familja e saj, ku nga martesa ka dy fëmijë djalin Hamzen dhe vajzën Riolen, shkruan “Kosovarja”.

Hami u bë më i përfoluri nga mediet rozë që kur u martua me bukuroshen Gëzimen duke u veçuar si një familje e kompletuar.

Dje ai pati ditëlindjen me ç’rast mori urime të shumta, dhe befasi nga më të ndryshmet.

Sigurisht dhurata më e mirë për këtë 27 vjetor ishte vajza Emma, e cila duket se po ia zbukuron edhe ambientin që kanë zgjedhur për festë.

Të tre të veshur me stil u shfaqen të lumtur si familje e kompletuar.