Soni Malaj dje ka pasur një ditë të veçantë.
Këngëtarja e njohur shqiptare ka festuar ditëlindjen e 39-të.
Përveç shumë urimeve, këngëtaren e prit një befasi e bukur nga miqtë e saj.
Në një postimi në Instagram, Soni tha se nuk e kishte planifikuar që të festonte në kohë pandemie, por shoqëria e surprizuan.
“Jemi ne kohe pandemie dhe nuk e kisha menduar qe mund te festoja ditëlindjen, por falënderoj miqtë e mi qe me organizuan diçka te vogël ,por me shume dashuri”, ka shkruar Soni në mbishkrimin e imazheve që ka hedhur në Instagram.