Fjalë Kyçe

Ja sa vota mori Ganimete Musliu në Skenderaj

Ja sa vota mori Ganimete Musliu në Skenderaj

Skenderaji vazhdon të jetë bastion i fortë i PDK-së.

Edhe këto zgjedhje, PDK e fitoi bindshëm këtë komunë, shkruan lajmi.net.

Partia e Kadri Veselit në këtë komunë mori 75.96% ose 14 mijë e 859 vota.

Lajmi.net merr vesh se kandidatja për deputete e PDK-së në këtë komunë, Ganimete Musliu, nga qytetarët e Skenderajt ka marrë afër 2 mijë e 500 vota.

Ndërkaq, lajmi.net ka raportuar edhe për numrin e votave që djali i ish-kryetarit të Skënderajt, Sami Lushtaku ka marrë në këtë komunë.

Ai ka fituar një shumicë absolute, prej  6 mijë e 500 votash.