Cristiano Ronaldo ishte mbrëmë heroi i Juventusit.
Cristiano Ronaldo mbrëmë shënoi het-trik ndaj Atletico Madridin, për ta dërguar Juventusin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Skuadra spanjolle ishte duke fituar 2 me 0 nga ndeshja e parë, por mbrëmë ylli portugez arriti ta përmbyste rezultatin duke shënuar het-trik në Allianz Stadium, përcjell lajmi.net.
Në momentin që Ronaldo realizoi het-trikun me anë të penalltisë në minutat e fundit të ndeshjes, Georgina Rodriguez, e dashura e tij nuk mundi të përmbahej.
Ajo filloi të qante për atë moment tejet të rëndësishëm për ta, por që në lot është parë edhe Cristiano Junior.