Fjalë Kyçe

Ja si do të jenë udhëtimet me aeroplan pas karantinës

Ja si do të jenë udhëtimet me aeroplan pas karantinës

Koronavirusi e ka ndryshuar shumë jetën tonë. Pas karantinës dhe transporti ajror do të pësojë disa ndryshime.

Mesa duket, kompania “Avioninteriors” ka një projekt gati në lidhje me atë që do ndodhë në udhëtimet pas periudhës së karantinës.

Në detajet që mund të shihen nga ky plan, secili vend mendohet të ketë një ekran xhami, i aftë të mbulojë kokën 180 gradë, duke parandaluar kontaktin me pasagjerin ngjitur me të.

Kjo ide përfshin ekranin, e cilësuar “Glasaffe”, përkthyer fjalë për fjalë “xham i sigurt” dhe është krijuar ekskluzivisht për post-karantinën, në mënyrë që të shmanget përhapja e virusit midis udhëtarëve.

Pajisja nuk e mbulon fytyrën e pasagjerit për ta lejuar atë të vazhdojë të përdorë argëtimin në bord dhe gjithashtu të hajë ushqim. E njëjta pajisje mund të montohet në lloje të ndryshme të sediljeve.

“Glassafe” krijon një pajisje të izoluar rreth pasagjerit – shpjegon krijuesi i xhamit – në mënyrë që të shmangni ose minimizoni kontaktet dhe ndërveprimet përmes ajrit midis pasagjerëve.