Fjalë Kyçe

Ja si duket Dhurata Dora në xhirimet e klipit të ri

Ja si duket Dhurata Dora në xhirimet e klipit të ri

Tash e një kohë, Dhurata Dora është duke punuar në projektin e ri muzikor.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dhurata Dora ka nisur xhirimet e klipit të ri që siç duket do ta publikojë së shpejti, shkruan lajmi.net.

E në rrjetin social, Instagram ka sjell një sërë imazhesh teksa duket tejet në formë me flokë të gjata të bardha.

“E fundit per sonte 🤣💛”, ka shkruar ajo.

“Qikat e mia”, është projekti i fundit i publikuar nga Dora ku deri më tani numëron afro 7 milionë shikime në YouTube.