Fjalë Kyçe

Ja si duket Miriam Cani në muajin e pestë të shtatzënisë

Miriam Cani po shijon periudhën e shtatzënisë.

Miriam Cani ka pak kohë që konfirmoi shtatzëninë e dytë, gjë të cilën e bëri në koncertin e Albanit, shkruan lajmi.net.

Gjatë koncertit që bashkëshorti i saj, Alban Skënderaj e mbajti në Prishtinë, çifti e konfirmuan këtë lajm dhe u shprehën të lumtur tejmase.

Këngëtarja ka postuar së fundi një fotografi në Instagram, në të cilën dukej për mrekulli, ani pse nuk e tregoi barkun.

Për ndryshe, kënga e fundit nga Miriami është “Duamë”, të cilën e solli në bashkëpunim me Alban Skënderajn.