Era dhe Nora Istrefi ditë më parë kanë finalizuar xhirimet e klipit të tyre të ri.
Ishte Era ajo e cila ka ndarë disa imazhe nga prapaskenat e xhirimit, kurse së fundi edhe Nora publikoi një të tillë.
Këngëtarja shfaqet e veshur me një kostum gri, ndërsa dukej joshëse mbi një karrige.
Për ndryshe, dueti mes Norës dhe Erës do të jetë bashkëpunimi i parë mes këtyre dy artisteve.