Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj dhe kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, janë ballafaquar me kërkesat dhe thumbimet e një të moshuari teksa qëndruan në fshatin Topanicë të Kosovës për përurimin e një ure.
I moshuari i ka kërkuar ministrit Lekaj që përveç urës, të ndërtojnë një shkollë të re në fshat. E pas kërkesës për ministrin, ai i ka thënë zyrtarit të lartë qeveritar se “nuk i do politikanët që bëjnë leçe.
“Krejt politikanët ne i përkrahim; ata që punojnë për popull i përkrahim. E, ata që bëjnë leçe (dredhi) fort nuk i përkrahim”, i ka thënë i moshuari, ministrit, i cili e kaloi këtë situatë me të qeshura.