Fjalë Kyçe

Ja si feston Adelina për dhëmbin e parë të djalit

Ja si feston Adelina për dhëmbin e parë të djalit

Adelina Tahiri është nëna e re e estradës sonë e cila iu përkushtohet maksimalisht djalit të saj, Jonit.

Ajo ka lënë anash edhe muzikë për të ndarë kohë me djalin e saj të vogël, shkruan Gazeta Alo.

Adelina sot në rrjetin instagram ka postuar një foto ku tregon se si po e feston daljen e dhëmbit të parë të Jonit.

Ajo është një prej më të komentuarave për martesën e saj me biznesmenin maqedonas, duke marrë shumë fyerje nga ndjekësit e saj.

Adelina bën një jetë luksoze që shihet edhe shpenzimet marramendëse që bënë./Gazeta Alo/