Fjalë Kyçe

Ja si perfermoi Rita Ora për Ditën Ndërkombëtare të Gruas

Ja si perfermoi Rita Ora për Ditën Ndërkombëtare të Gruas

Rita Ora ka dhurar performancë madhështore për nderë të 8 marsit.

Rita Ora tash e sa ditë po vazhdon turneun në Australi, në kuadër të promovimit të albumit “Phoenix”, shkruan lajmi.net.

Mbrëmë ajo ka mbajtur koncert për “VH1”, i cili u organizua për nderë të Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

Këngëtarja shqiptare dhuroi performancë madhështore, teksa u përcoll nga orkestra e përbërë nga të gjitha femra.

“Shumë nder për të performuar këngën time “Soul Survivor” për @ vh1 Trailblazers me një orkestër të mrekullueshme të gjithë femrave dhe korit! Nuk ka asgjë që nuk mund të bëjmë për aq kohë sa jemi së bashku. Gëzuar #DitaNdërkombëtareeGruas le të bëjmë çdo ditë ditën tonë !! 🦸🏼♀️❤️💪🏼”, shkruan Rita.