Një burrë i cili pa gruan e tij në një makinë të tjetërkujt është filmuar duke sulmuar makinën në verilindje të Kinës.
Pamjet janë marrë nga kamerat e trafikut në Siping, provincën e Jilin. Burri ka marrë një shkop metali dhe është ngjitur përmbi kofano ndërsa gruaja e tij doli jashtë.
Ngasësi gjithsesi nuk u ndal dhe vazhdoi të ngiste makinën nëpër rrugë, derisa burri i theu xhamin e përparëm.
Burri, mbiemri i të cilit është Li, përfundoi në kofano për plotë 2.4 milje pasi që vozitësi me mbiemrin Zhang nuk pranoi të ndalej.
Eventualisht vetura u ndal kur goditi një veturë tjetër.
Të dy burrat u konfrontuan fizikishte derisa arriti policia.
Të dy janë arrestuar dhe po mbahen në paraburgim.