Fjalë Kyçe

Jahjaga në Kongresin Amerikan numëron masakrat më të mëdha të serbëve në Kosovë

Jahjaga në Kongresin Amerikan numëron masakrat më të mëdha të serbëve në Kosovë

Ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga është duke raportuar për krimet e luftës në Kosovë të shkaktuar nga ushtria serbe gjatë viteve 1998-1999.

Jahjaga ka thënë se “vetëm në mars të 1999 shumë njerëz u detyruan të linin vendin, duke shkuar në vendet fqinje”.

“Vendet fqinje nuk janë të vetmet që kanë pranuar refugjatet  nga Kosova, por ne jemi shumë mirënjohëse për vendet tjera në Bashkimin Evropian, Amerika, Izraeli e shumë të tjera që na hapen dyert”, ka thënë Jahjaga, raporton Insajderi.

Jahjaga është shprehur se në këtë kongres dëshiron të cek dhunën seksuale dhe të përmend tre rastet me të mëdha në mesin e shume masakrave në Kosovë,

“28 shkrut 1998-1999 Prekazi, Lubenica, Rahoveci, Dubrovci, Rugova, Potina, Bellacerka, Krusha Vogël e Madhe, Suhareka, Dardania, Peja, Izbica, Podujeva, Beleg, Polac, Pastasela, Gjakova, Fush Kosova”, ka thënë Jahjaga.