Fjalë Kyçe

Nis intervistimi i Haradinajt nga Specialja

Nis intervistimi i Haradinajt nga Specialja

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj hyn në ndërtesën e Prokurorisë për intervistim.

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj hyn në ndërtesën e Prokurorisë për intervistim.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka hyrë në ndërtesën e Prokurorisë Speciale për Krime Lufte në Kosovë, ku do të intervistohet.

Haradinaj udhëtoi drejt Hagës, ku edhe vepron Prokuroria, të martën, katër ditë pasi dha dorëheqje nga pozita e kryeministrit të Kosovës, për shkak të, siç tha, ftesës për intervistim në cilësinë e të dyshuarit.

Prokuroria Speciale është një nga dy dhomat e Gjykatës Speciale që i trajton pretendimet për përfshirjen e ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në krime të luftës, në periudhën 1998-2000.

Haradinaj ka qenë komandant i UÇK-së dhe kjo është hera e dytë që ai jep dorëheqje nga pozita e kryeministrit për t’u përballur me drejtësinë në Hagë, transmeton rel.

Hera e parë ka ndodhur në vitin 2005, kur është akuzuar për krime lufte nga Tribunali Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë.

Haradinaj është liruar dy herë nga akuzat që lidhen me luftën: në vitin 2008 dhe pastaj në rigjykim të pjesshëm, më 2012.

Duke shpallur vendimin për dorëheqje të pakthyeshme më 19 korrik, ai tha se “nuk do që të shkojë në Hagë si udhëheqës qeverie, por si qytetar i Kosovës”.

Prokuroria Speciale, nga janari i këtij viti, ka intervistuar dhjetëra ish-luftëtarë, por Haradinaj paraqet zyrtarin më të lartë të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por edhe të institucioneve të Kosovës që do të merret në pyetje nga hetuesit.

——————————

Jakup Krasniqi mbërrin në zyrën e Speciales

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi, njëherësh ish-zëdhënësi i UÇK-së, ka hyrë në ndërtesën e Prokurorisë Speciale për intervistim, transmeton rel.

Krasniqi nuk ka njoftuar se në çfarë cilësie do të merret në pyetje, megjithatë, edhe pse kundër kësaj Gjykate ai kishte njoftuar se do t’i përgjigjet ftesës.