Fjalë Kyçe

Krasniqi flet pas intervistimit: Përmbusha obligimin ligjor

Krasniqi flet pas intervistimit: Përmbusha obligimin ligjor

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, tha se me paraqitjen e tij në Hagë ka kryer një obligim ligjor.

Krasniqi nuk ka dashur të zgjatet më shumë para gazetarëve, duke thënë shkurt se respektoi fetsën që i është bërë.

“Ne e krym një obligim që e kemi pasur ligjor, besoj që e krym detyrën dhe obligimet që i kemi konfom ligjeve që janë në fuqi”, deklaroi shkurt ai.

Ndryshe, jashtë ambienteve të Gjykatës po e priste bashkëpartiaku i tij, Bilall Sherifi, me të cilin edhe janë larguar.

 

+++++++++++++++++++

Jakup Krasniqi përfundon intervistimin në Hagë

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka përfunduar intervistimin në Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale në Hagë.

Ish-zëdhënësi i UÇK-së nuk ka treguar se në çfarë cilësie është ftuar për t’u intervistuar.    Ditë më parë, Krasniqi deklaroi se është fatkeqësi dhe ironi e llojit të vet që në vend se Serbia të përballet me drejtësinë për krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidit, ne duhet të mbrohemi nga akuzat e saj të trilluara.

Përkundër qëndrimit të tij të hapur kritik e kundërshtues për krijimin e kësaj gjykate, Krasniqi pati thënë se do t’i përgjigjet të gjitha pyetjeve.