Fjalë Kyçe

Janari, muaji kur kosovarët vdesin më së shumti

Janari, muaji kur kosovarët vdesin më së shumti

Numri i vdekjeve në Kosovë në tri vitet e fundit është në rritje.

Sipas statistikave të publikuara nga Agjencia e Statistikave, gjatë vitit 2019 kanë vdekur 9552 persona, transmeton Indeksonline.

Në tre vitet e fundit, muaji që ka pasur më shumti raste të vdekjeve ka qenë janari.

Gjatë janarit të 2019-tës, numri i personave të vdekur ka qenë 959.

Nga 9552 persona të vdekur sa ishin në vitin 2019, 5144 kanë qenë meshkuj dhe 4408 kanë qenë femra.