Sot janë zhvilluar përgatitjet e fundit në stadiumin Fadil Vokrri, ku nesër do të mbahet Festivali Sportiv për Parafillorët e Prishtinës, shkruan GazetaAlo.
Në Festival do të marrin pjesë mbi 2 mijë fëmijë, të cilët do të përjetojnë imitimin e Lojërave Olimpike, si dhe do të shpalosin talentin e tyre në futboll e atletikë.
Sot në stadium ishin dhjetëra edukatorë, vullnetarë, gjyqtarë etj.
Festivali fillon në ora 09:15. /Gazeta Alo.