Fjalë Kyçe

Japin dorëheqje katër anëtarët e Listës Serbe nga komisionet zgjedhore në veri

Japin dorëheqje katër anëtarët e Listës Serbe nga komisionet zgjedhore në veri

Valmir Elezi, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka konfirmuar se përfaqësuesit e Listës Serbe, kanë japur dorëheqje nga kandidimi i tyre si përfaqësues për zgjedhje në katër komunat veriore.
“Mund t’ua konfirmoj se kemi pranuar dorëheqjet nga katër anëtarët e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve për komunat Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut, të cilët janë emëruar më parë nga KQZ si përfaqësues të subjektit politik Lista Serbe”, ka thënë Elezi për lajmi.net.

“Në mbledhjet e kaluara, KQZ ka funksionalizuar Komisionet Komunale të Zgjedhjeve në këto katër komuna, duke caktuar 4 Zyrtarët Ekzekutiv, të cilët njëkohësisht janë kryesues të KKZ-së si dhe ka marrë vendim për emërimin e 27 anëtarëve, të cilë përfaqësojnë subjektet politike parlamentare.

Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, KKZ administron zgjedhjet brenda komunës përkatëse, nën mbikëqyrjen eksklusive dhe udhëzimet e KQZ-së”, ka shtuar më tutje ai.

Një gjë të tillë e kishte paralajmëruar edhe Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek