Fjalë Kyçe

Jasharaj: Ata që mendojnë se do ta kërcënojnë SBASHK-un, e kanë të kotë

Jasharaj: Ata që mendojnë se do ta kërcënojnë SBASHK-un, e kanë të kotë

Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj, ka reaguar pas deklaratave të ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, e cila ka thënë se nuk pranon që askush ta shantazhojë.

Jasharaj ka thënë se institucionet duhet të reflektojnë pasi sipas tij kërkesat e SBASHK-ut janë gjithmonë reale dhe që mund të zgjidhen.

I pari i SBASHK-ut thotë se deklaratat e disa zyrtarëve qeveritarë po shkaktojnë tensione të panevojshme.

Ai thotë se edhe deklarata e zëvendësministrit Pupovci, ishte vetëm në një këndvështrim.

“Deklarata e tij që tregonte ndëshkimet nëse arsimtarët nuk tregojnë rezultat, ndërsa nuk tregonte se udhëzimi administrativ parashikon edhe gradimin e mësimdhënësve të suksesshëm. Pra duhet të thuhen të dy pjesët”, tha Jasharaj në Kanal10.

Jasharaj thotë se SBASHK-u nuk iu nënshtrohet kërcënimeve.

“Ata që mendojnë se do ta kërcënojnë SBASHK-un e kanë të kotë. Ne kemi kaluar 30 vite mbi furtunë nga pushtuesi dhe nuk kemi heshtur. I vetmi komunikim me ne është të jemi të barabartë. Vetëm si të barabartë ne ulemi në tavolinë”, deklaroi ndër të tjera Jasharaj.