Fjalë Kyçe

Jasharaj: Qeveria të ndihmojë punëtorët e sektorit publik me 100 euro, nëse jo nis greva në arsim

Jasharaj: Qeveria të ndihmojë punëtorët e sektorit publik me 100 euro, nëse jo nis greva në arsim

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Rrahman Jasharaj, në emër të këshillit protestues ka dhënë detaje në lidhje me protestën e sotme.

Sipas tij, të gjithë protestuesit do të grumbullohen te Fakulteti i Edukimit, dhe në orën 12:00 do të vazhdohet tek semaforat e Qendrës Studentore, më pas kah Katedrajla, dhe në drejtim të Qeverisë.

“Nga 8 prilli deri më 20 prill, do t’i jepet afat Qeverisë për zbatimin e kërkesave tona”, shprehet Jashari në RTK.

Sipas tij, Qeveria Kurti duhet të dëgjojë sindikatat të ulet me ta, pasi ata përfaqësues janë zgjedhur nga delegatë.

“Duke biseduar me ne, bisedojnë me anëtarësinë. Qeveria e di se mund të ndihmojë punëtoret e sektorit publik me nga 100 euro. Nëse jo, për arsim mundet të vazhdojë me greva, sindikatat tjera me format e veta”, deklaron ai.

Jashari sqaron se cilat janë kërkesat e protestuesve të sotëm.

“Qeveria deklarohet me fjalë të mëdha e të mbajnë dorën e shtrënguar. Ligji i pagave është zgjidhja, dhe do të kemi më pak kërkesa për greva, uroj të bëhet edhe Ligji për sigurimet shëndetësore. Sindikatat kërkojnë edhe njohja e viteve kontributdhënëse, të hiqet 15 vitshi. Pastaj mund të thonë kërkojmë rezultate më të mëdha”, thotë Jashari.

Ai paralajmëron greva një orëshe në arsim, një ditëshe, apo edhe të përgjithshme nëse nuk plotësohen kërkesat.