Fjalë Kyçe

Jashari: Edhe gjykimet kanë nxjerr pastërtinë e luftës së drejtë të popullit shqiptar

Jashari: Edhe gjykimet kanë nxjerr pastërtinë e luftës së drejtë të popullit shqiptar

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka reaguar pas nisjes në Hagë të Sami Lushtakut e Rrustem Mustafës.

Jashari ka thënë se si çdo sfidë tjetër që është tejkaluar, edhe kjo do të tejkalohet pasi lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se do të jetë gjithmonë në mbështetje të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Postimi i plotë:

Gjithmonë në mbështetje të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Sa herë që është folur dhe shkruar, është dëshmuar se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – e shenjtë për popullin shqiptar, ka qenë e drejtë.

Edhe gjykimet madje kanë nxjerr pastërtinë e luftës së drejtë të popullit shqiptar.

Në çfarëdo aspekti që gjykohet lufta e shenjtë për lirinë e popullit tonë të vuajtur me shekuj, nga pushtuesi më barbarë që ka njohur historia e njerëzimit, secili luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pa asnjë mëdyshje, do ta ketë mbështetjen time dhe të mbarë popullit shqiptar.

Si çdo sfidë tjetër që është tejkaluar, edhe kjo do të jetë tejkaluar, si në rastin e gjeneralëve Sami Lushtaku e Rrustem Mustafa, dhe të tjerëve.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës krenaria jonë!