Fjalë Kyçe

Jashari: S’është çështje e Kurtit se kush do t’i udhëheq sindikatat, jam nga njerëzit më krenar në Kosovë

Jashari: S’është çështje e Kurtit se kush do t’i udhëheq sindikatat, jam nga njerëzit më krenar në Kosovë

Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jashari ka komentuar deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, i cili uroi që të ndryshohen drejtuesit e sindikatave.

Jashari tha se kjo deklaratë nuk është dashur të ndodh ngase nuk është çështje e Kurtit se kush do t’i udhëheq sindikatat.

Tutje, ai tha se nesër bashkë me stafin do të përgatitin një shkresë për ta njoftuar unionin e sindikatave të Evropës lidhur me këtë deklaratë të Kurtit, nga të cilët edhe pret reagim drejt kryeministrit.

“Kjo është deklarata e parë në gjithë vitet e pasluftës kur kreu i shtetit jep deklarata të tilla lidhur me sindikatat. Po them nuk është as çështje as detyrë e kryeministrit e as e ministrave as institucioneve se kush do ti udhëheq sindikatat në Kosovë dhe për këtë gjë të vetmit pyeten anëtarësia. Për SBASHK-un pyetet anëtarësia sepse çdo katër vite mbahet kongresi pas zgjedhjeve që bëhen duke filluar nga shoqata, pra nga shkollat, çerdhet, pastaj universitetet edhe nga sektori i kulturës që është pjesë e jona. Pasi të kryhen këto zgjedhje vjen radha e kongresit që mbahet çdo katër vite ku vijnë delegatët që përfaqësojnë gjithë punëtorët në arsim dhe ata me votën e tyre të lirë por të fshehtë në një garë mes dy ose më shumë kandidatëve ia japin besimit atij që mendojnë se është më i miri për të udhëhequr dhe ai që zgjedhet në këtë rast unë që jam tani, varet se a do të zgjedhem mandatin e ardhshëm, dhe po them është një vullnet i shumicës që duke i mbajtur mbledhjet e brendshme, shumica e komunave deri tash, pjesmarrësit në kuvende janë deklaruar se vullneti i tyre është që unë të jem edhe për një mandat, njëri prej kandidateve.

Është një deklaratë që nuk është dashur të ndodhë ngase Kurti është kryeministër dhe nuk është çështje e tij se kush do ti udhëheq sindikatat. Nëse atij nuk i pëlqen cilido nga kryetarët, është çështje e tij personale por ai ka obligim të takohet me këta njerëz sepse i ka zgjedh anëtarësia dhe vetëm atyre i përgjigjen. Më mirë mos të na dojë Qeveria por të na dojë anëtarësia e cila na ka zgjedhur. Unë do jem në krye të SBASHK-ut deri atëherë kur këtë vullnet e ka anëtarësia dhe kur ata më besojnë mua. Ata vendosin për mua, unë e ruaj besimin e krijuar. Jam nga njerëzit më krenar në Kosovë sepse jam kryetar i një sindikate që ka numër të madh, që është unike, e vetmja e këtij lloji në Kosovë. Nesër me stafin do të përgatisim dy shkresa për ta njoftuar unionin e sindikateve të Evropës duke ia dërguar një original, deklaratën e kryeministrit për ti njoftuar ata dhe ata me siguri do të reagojnë, për ti treguar se nuk është detyrë e tij se a duhet hequr udhëheqi momental. Ai duhet të ketë kujdes, ta lëjë në vullnetin e anëtarësisë këtë gjë, jo të deklarohet ai”, tha ai për Indeksonline.