Fjalë Kyçe

Jashari takohet me Veselin, ja çka diskutuan

Jashari takohet me Veselin, ja çka diskutuan

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ka pritur sot në zyrën e tij kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Jashari ka thënë se kur vihen në pyetje interesat dhe e ardhmja e shtetit duhet të jenë të bashkuar.

Përmes një postimi në Facebook, ai po ashtu ka shtuar se në takim kanë biseduar edhe për aktivitetet që do të zhvillohen për nder të 21-vjetorit të rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Familjes Jashari.

Postimi i plotë i Jasharit:

Kisha kënaqësi që me nënkryetarin Nuredin Lushtaku të presim në zyrë kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, deputetin Bekim Haxhiu dhe bashkëpunëtorë tjerë, në prag të shënimit të Epopesë së UÇK-së, me të cilin kemi diskutuar rreth aktiviteteve që do të zhvillohen për nder të 21-vjetorit të rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Familjes Jashari, si dhe për tema e çështje të tjera të interesit shtetëror.

Edhe në paraqitjen tonë të përbashkët para mediave, e ritheksova nevojën për të qenë të bashkuar kur vihen në pyetje interesat dhe e ardhmja e shtetit tonë.

Shembulli më i mirë për këtë është fitorja e shqiptarëve në Tuz të Malit të Zi.