Fjalë Kyçe

Jasir Asani i komenton tifozit: A e din ti çfarë ndjenje është të luash për Shqipërinë

Jasir Asani i komenton tifozit: A e din ti çfarë ndjenje është të luash për Shqipërinë

Jasri Asani tashmë është njëri ndër futbollistët më të pëlqyer nga ana e publikut pas super paraqitjeve për kombëtaren shqiptare.
Ai së fundmi shënoi një super gol në duelin e fundit që Shqipëria mposhti Poloninë me rezultat 2:0.

Ndërkohë një tifoz me emrin, Klaus Montoise ka komentuar se lojtarët e talentuar zgjedhin të largohen nga Shqipëria për të luajtur për kombëtare të huaja ku sipas tij mundësitë janë më të mëdha.

‘’Unë mendoj që çdo sportist i ri në Shqipëri kërkon të largohet që në moshë të vogël sepse kanë synime të mëdhaja dhe për të luajtur për kombëtaret e huaja. Në Shqipëri sado talent të jesh i ke shumë pak shancet për t’u bo futbollist, jashtë janë mundësitë më të mëdhaja derisa të luash me kombëtaret e huaja”, ka shkruar tifozi.

Të tillë komenti i është përgjigjur vetë heroi i Supergolit ndaj Polonisë, ku Asani i ka treguar se për çfarë synimesh flet, kur nuk e di çfarë emocioni të jep fanella e kombëtares shqiptare.

“Klaus Montoise po të kthej përgjigje. Çfarë synime me pas vlla a e di ca emocioni është të luaj për Shqipërinë? Nuk ka synime kur bëhet fjalë për kombëtaren shqiptare, duhet gjithçka t’i lej jashtë . Vetëm Shqipëri kjo duhet të jetë synimi i parë i një futbollisti. Shqipëria përgjithmonë!”, ka shkruar Asani.

Ndeshjen e radhës Shqipëria e luan përballë Çekisë më 12 tetor në Air Albania në Tiranë.