Fjalë Kyçe

Java që vjen do të jetë me temperatura të larta

Java që vjen do të jetë me temperatura të larta

Java që po vjen do të jetë me temperature të larta.

Kështu ka njoftuar Instituti Hidrometorologjik i Kosovës, të dielën.

“Parashihen shumë orë me diell, duke bërë kështu që maksimalet e ditës të lëvizin ndërmjet 28-35 gradë Celsius, derisa minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius”.

“Nuk përjashtohet mundësia që në viset malore të ketë reshje të izoluara. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit”.

“Kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të mira dhe kjo situatë meteorologjike do të ndikoj te një shtresë e popullatës, sidomos te personat në moshë dhe te ata me sëmundje kronike, për shkak të vlerave të larta termike dhe indeksit UV të lartë”, thuhet në njoftim.