Fjalë Kyçe

Javën e ardhshme në Kuvendin e Greqisë, pritet të ratifikohet marrëveshja e Prespës

Javën e ardhshme në Kuvendin e Greqisë, pritet të ratifikohet marrëveshja e Prespës

Marrëveshja e Prespës vazhdon të jetë tema kryesore në Greqi.

Kryetari i Kuvendit, Nikos Vucis, pas mbledhjes së partisë në pushtet SYRIZA, deklaroi se deri në fund të javës së ardhshme marrëveshja do të miratohet nga ligjvënësit grek.

Edhe pse opozita greke ka kërkuar që pushteti të mos shpejtojë ratifikimin, është në dorën e kryetarit dhe nënkryetarit të Kuvendit që të vendos nëse Marrëveshja do të shqyrtohet në një apo më shumë komisione dhe në një ose më tepër seanca, shkruan Alsat-M.

Siç njoftojnë mediat greke, ratifikimi, ligjërisht mund të kalojë me më pak se 151 vota. Pra nevojitet që të ketë shumicë nga deputetët e pranishëm në votim. Megjithatë, Qeveria greke tenton të sigurojë shumicë absolute.