Fjalë Kyçe

Javën e ardhshme, temperatura përvëluese në Kosovë

Javën e ardhshme, temperatura përvëluese në Kosovë

Parashikimi i motit për katër ditët e ardhshme, raporton Prishtina Weather.

Javën e ardhshme temperaturat pritet tës hkojnë deri në 35 gradë Celcius.

25.07 – Kryesisht me diell dhe më nxehtë.

26.07 – Shumë nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite do të ketë vransira kalimtare, e përreth viseve malore shfaqen mundësi për rrebeshe të shkurta shiu me bubullima.

27.07 – Kryesisht me diell dhe shumë nxehtë.

28.07 – Shumë nxehtë e kryesisht me diell.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 14C deri 19C, e maksimalet shënojnë rritje deri në 31C të dielen, e nga mesi i javës edhe deri në 35C, vende-vende edhe mbi.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga jugperëndimi 2-9m/s, të mërkurën me hove edhe deri në 13m/s.

Shtypja atmosferike luhatet brenda vlerave normale, me tendencë të rritjes deri ditën e martë.