Fjalë Kyçe

“Je 100 vjet më i vogël se unë”, Arjola reagon ndaj Arditit

“Je 100 vjet më i vogël se unë”, Arjola reagon ndaj Arditit

Mëngjesi i sotëm nuk ka nisur dhe aq këndshëm për dy konkurentët tanë, Arditin dhe Arjolën.

Aktorja vendosi që të sqarojë një batutë që Arditi i kishte drejtuar asaj një mbrëmje më parë.

Në bisedë e sipër, Arditi i ka përmendur Arjolës emrin e një mikeshe të përbashkët që ata kanë jashtë shtëpisë duke ju drejtuar me këto fjalë: Pusho se ta solla A****.

Kjo duket se e ka ofenduar Arjolën e cila sapo u zgjua në mëngjes vendosi që t’i bënte të qartë Arditit se nuk ka frikë nga askush tjetër përveç Zotit.

‘’Nëse e dua kaq shumë atë njeri dmth që e rrespektoj por jo që e kam frikë. Ishte shumë e shëmtuar ajo që më the”,- tha Arjola.

Nga ana tjetër këngëtari tentoi të qartësonte se e gjitha ishte për humor dhe se nuk kishte asnjë qëllim të tillë për të ofenduar dikë. Aktorja duket se nuk u bind nga ky shfajësim i tij dhe shtoi: Je 100 vite më i vogël se unë, e kuptoj shumë mirë se si e the./tch