Fjalë Kyçe

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck sërish bashkë pas 17 vjetësh, kalojnë pushime romantike

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck sërish bashkë pas 17 vjetësh, kalojnë pushime romantike

Ben Affleck dhe Jennifer Lopez u larguan me avion në fundjavë për të kaluar një udhëtim romantik dhe luksoz në Montana, aty ku thuhet se aktori ka një shtëpi.

Në fotografitë ekskluzive të DailyMail, çifti u shfaqën të relaksuar dhe të qetë pranë njëri-tjetrit, përcjell klankosova.tv.

Në fotot e tyre që arritën në LA, Ben dhe Jennifer dukeshin të veshur thjeshtë derisa dilnin nga aeroplani privat pas udhëtimit të shkurtër, ku kishin paketuar një sasi të konsiderueshme bagazhesh.

Aktori thuhet se ka një shtëpi në Yellowstone Club në Big Sky, Montana, ku ai besohet të ketë qëndruar me Lopez pasi kishte bërë pushime familjare atje me ish-gruan Jennifer Garner dhe tre fëmijët e tyre, Violet, Seraphina dhe Samuel.

Burimet kanë pohuar se dyshja kaluan rreth një javë së bashku dhe ata ishin vetë gjatë qëndrimit të tyre.

Ata u rikthyen në LA gjatë ditës së shtunë dhe kjo është hera e dytë që Ben dhe Jennifer janë parë së bashku në pak më shumë se një javë.