Fjalë Kyçe

Jennifer Lopez duket shumë ndryshe pa makijazh

Jennifer Lopez duket shumë ndryshe pa makijazh

Jenniher Lopez është ndër këngëtaret që për vite me radhë ka qëndruar aktive në skenë.

51-vjeçarja për tërë këto kohë është përkujdesur për dukjet e saj, të cilat e tregonin edhe më të re.

Së fundmi, në një video të ndarë në rrjetin social Instagram, ajo ka zgjedhur që të shfaqet pa makijazh.

Me flokë të grumbulluara lart kokës dhe e veshur me një mantel të thjeshtë, bukuroshja brune ndau një mesazh të ëmbël për fansat e saj.

“U zgjova herët sot dhe po shikoja në rrjete sociale, teksa pashë që shumë prej jush keni shpërndarë performancën time në AMAs”, është shprehur ajo.

Ajo u shfaq me Maluma, duke interpretuar këngët e tyre “Pa Ti” dhe “Lonely” nga komedia e tyre e ardhshme “Marry Me”.

Ndërkohë, Filmi i vitit 2021 do të shfaqë Lopez duke luajtur përballë Maluma dhe Owen Wilson.