Fjalë Kyçe

Jennifer Lopez shfaqet joshëse pas stërvitjeve në palestër

Jennifer Lopez shfaqet joshëse pas stërvitjeve në palestër

Derisa roli i saj në filmin “Shotgun Wedding” ka mbetur në pezull, ajo po vazhdon përditshmërinë e saj.

Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur, Jennifer Lopez, e cila njihet edhe për role të shumta në filma të suksesshëm, shkruan Daily Mail.

Ajo së fundmi është parë duke shëtitur në Miami, teksa mori vëmendje të madhe me paraqitjen.

Jlo u pa se nuk ka lënë anash rutinën e zakonshme në palestër, derisa përmes stërvitjeve ka arritur fizik të bujshëm.

E veshur në mënyrë sportive, ajo kishte theksuar tiparet trupore, për të cilat komentohet në masë të madhe.

Ani pse është në të 51-tat, artistja ka kujdes të veçantë për trupin dhe fytyrën e saj.