Fjalë Kyçe

JLo planifikon të bëjë sërish fëmijë

JLo planifikon të bëjë sërish fëmijë

Jennifer Lopez thotë se binjakët e saj do të emocionoheshin nëse do të kishte fëmijë me Alex Rodriguez.

Jennifer Lopez ka folur hapur për zgjerimin e familjes së saj, me të fejuarin Alex Rodriguez, shkruan People, transmeton lajmi.net.

Gjatë një interviste të dhënë për “Extra TV”, Lopez, 50 vjeçe, tregoi se binjakët e saj Maximilian “Max David dhe

Emme Maribel, 11 vjeç, me ish-burrin Marc Anthony, do të emocionoheshin nëse ajo do të kishte një fëmijë me Rodriguez, 44 vjeç.

“Unë mendoj se ata do të donin të kishin një vëlla ose motër,” i tha këngëtarja e hitit “Dinero”, Extra TV. “Ata pëlqejnë të kenë Natasha dhe Ella (vajzat e Alex) në jetën e tyre dhe të kenë dy motra shtesë”.
“Ne me të vërtetë formojmë një familje të bukur të përzier dhe mendoj se të gjithë do të entuziazmohen,” shtoi Lopez.

Lopez më parë zbuloi se dëshiron më shumë fëmijë kur u pyet nga Hoda Kotb gjatë një interviste për “SiriusXM” në fillim të këtij muaji.