Fjalë Kyçe

Jo veç në futboll, shqiptarët në Zvicër përfshihen edhe në politikë

Jo veç në futboll, shqiptarët në Zvicër përfshihen edhe në politikë

Në kantonin e Gjenevës më 15 mars do të mbahen zgjedhjet lokale për 44 komuna.

Pjesë e këtyre zgjedhjeve është edhe komuniteti shqiptar që jeton në Gjenevë e i cili sipas kësaj radhe garon me 24 kandidatë.

Autoritetet zvicerane thonë se pjesëmarrja dhe fitorja e shqiptarëve në këto zgjedhje është shumë e rëndësishme për ngritjen e zërit të tyre dhe realizimin e objektivave si komunitet me rëndësi në Zvicër.

Kandidatët për këshilltarë kumunal thonë se pavarësisht integrimit të mirë të tyre përfaqësimi në nivele udhëheqëse është shumë me rëndësi për komunitetin shqiptar atje.