Flori Mumajesi është shpallur fitues i këtij edicioni, i cili me “Plas” mori edhe çmimin për baldën më të mirë, shkruan lajmi.net.
Një çështje shumë e komentuar nga ky festival janë edhe votimet e artistëve.
Të ftuar tek “E diela Shqiptare”, finalistët e “Këngës Magjike”, të dielën ishin përfshirë në një debat, pikërisht për çështjen e pikëve.
Ronela Hajati ka përmendur faktin se dikush nga artistët nuk i kanë dhënë asnjë pikë asaj, ndërsa ishin anëtarët e grupit Revolt Klan, të cilët pranuan se e kishin harruar atë pa vlerësim.
Por, përveç Ronelës, me zero pikë Revolt Klan e kanë vlerësuar edhe Krusitën, Wendin, Rovena Dilon dhe Onatin, Ardit Çunin dhe Danielën, si dhe Robert Aliajn.
Kujtojmë që shumë prej këtyre artistëve të lartpërmendur, kanë arritur pëlqimin e publikut me këngët konkurruese, madje morën edhe disa çmime në natën finale