Fjalë Kyçe

Jo vetëm me muzikë, ky është biznesi që Loredana pretendon të ketë sukses

Jo vetëm me muzikë, ky është biznesi që Loredana pretendon të ketë sukses

Reperja së fundi është duke punuar për të hapur kozmetikën e saj.

Loredana është inspiruar nga blogerja e njohur Kylie Jenner për të punuar në drejtim të bukurisë.

Ajo tashmë po hyn në botën e biznesit me anë të kozmetikës. “1218 Beauty” mban emrin biznesi i reperes.

Pak para ditëlindjes së dytë të Hanës, Loredana zbuloi sekretin e linjës së saj. Në postimet në Instagram, Loredana ka dhënë detaje nga biznesi që ajo do ketë, ndër të tjera tregoi se ka shpenzuar shumë para dhe asnjëherë nuk ka menduar se produktet e saj do të jenë më të preferuarat.

Ky postim ka qenë i publikuar në muajin dhjetor që nga atëherë nuk ka pasur ndonjë lajm të mëtejshëm në lidhje me produktet e makijazhit në llogarinë e reperes.

Ndryshe, Loredana së fundi në dokumentarin e saj ka dhënë detaje për raportin me Mozzik.