Fjalë Kyçe

Jonida dhe Besniku zgjedhin emrin e veçantë për beben që do vijë në jetë

Jonida dhe Besniku zgjedhin emrin e veçantë për beben që do vijë në jetë

Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë. Pak ditë më parë Jonida zbuloi se po presin të bëhen me vajzë dhe sonte në një intervistë për “Prive” tregoi se ata janë shumë të lumtur për këtë fakt.

“Vajza do të vijë shumë shpejt dhe jemi jashtëzakonisht të lumtur që është vajzë. Kishim shumë dëshirë të kishim një vajzë dhe Zoti na e plotësoi. Unë dhe Besniku mezi po e presim të vijë në jetë”, tha Jonida.

Aktorja zbuloi se e kanë zgjedhur emrin e vajzës, një emër të veçantë që shqiptohet pothuajse në të gjitha gjuhët e botës.

“Emrin e kemi vendosur, por nuk dua ta bëj publik. Do t’ju them vetëm që kemi zgjedhur një emër të shkurtër që shqiptohet pothuajse në të gjitha gjuhët”, u shpreh Jonida.

E pyetur si po e kalon vetëkarantinimin me bashkëshortin, aktorja u përgjigj: “Kjo situatë erdhi papritur, por po rezulton një sfidë e suksesshme për mua dhe Besnikun pasi deri tani akoma nuk i kemi ‘nxjerr thikat’. Edhe ne si gjithë të tjerët po mundohemi të krijojmë një kohë cilësore, ta shfrytëzojmë qëndrimin në shtëpi për të gjithë ato gjëra që i kishim lënë pas dore. Mundohemi të alternojmë të gatuarit, pazaret, po i kushtojmë vëmendje projekteve. Në këtë mënyrë sapo të dalim nga shtëpia do i kemi gati disa gjëra”.