Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj kanë pozuar për herë të parë bashkë.
Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj janë ndër çiftet më të komentuara aktualish.
Tash e sa muaj, lidhja e tyre komentohet vazhdimisht, por sot dyshja vendosën të shfaqen së bashku në një foto.
Ishte Romeo ai i cili postoi fotografinë, në të cilën shfaqet pranë Jonidës dhe duken shumë të dashuruar duke shikuar njëri-tjetrin në sy.
“Mision i mundur”, ishte mbishkrimi që Romeo ia ka lënë kësaj fotografie, në të cilën mori pëlqime të shumta nga ndjekësit.