Lideri Partisë Liberale Demokratike, Çedomir Jovanoviq, konsideron se për tu anëtarësuar Serbia në Bashkimin Evropian e në NATO duhet të arrijë marrëveshje me Kosovën.
Jovanoviq u tha mediave serbe se duhet të ruhet paqja në rajon.
“Nga ana tjetër, me çdo kusht duhet të ruhet paqja në rajon. Kjo do të thotë që t’i ndihmohet Bosnjë e Hercegovinës dhe përpjekjeve të saj për të mbetur unike, t’i zgjidhë problemet e veta dhe të niset drejt BE-së e NATO-s . Serbia duhet t’i zgjidhë problemet me Maqedoninë e Veriut, me Kroacinë dhe Malin e Zi”, ka deklaruar Jovanoviq.
Siç thotë ai, pas ngjarjeve të zhvilluara në Serbi gjatë muajve të fundit dhe zhvillimeve të reja në rajon, nacionalizmi po merr forma dhe protagonistë të rinj.