Fjalë Kyçe

“Ju jeni në borxh te unë”, vjen reagimi i parë i Feros pasi dyshohet se rrahu producentin Jetmir Agaj

“Ju jeni në borxh te unë”, vjen reagimi i parë i Feros pasi dyshohet se rrahu producentin Jetmir Agaj

Dy ditë më parë, u raportua se Fero bashkë me truprojën e tij kishin sulmuar producentin Jetmir Agaj në studion e tij muzikore.

Madje, të dy bashkë u dorëzuan në Polici, ku dhe u morën në pyetje.

“Rreth orës 20:30, të dyshuarit janë paraqitur në stacionin policor dhe policia po vijon me ndërmarrjen e veprimeve të mëtejme në koordinim me prokurorin e shtetit për të proceduar tutje. Nga të dhënat fillestare është ë​ngritur dyshimi se dy të dyshuar, ku njëri nga ta dyshohet të ketë pasur dhe një armë, kanë sulmuar viktimën dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes. Ndërkohë që të dyshuarit janë identifikuar nga ana e policisë menjëherë ka nisur një hetim preliminar lidhur me rrethanat që kanë karakterizuar ngjarjen”, tha zëdhënësi i Policisë Kosovës, Agron Borovci për Reporteri.net.

Reagimi nuk mungoi as nga vetë producenti Jetmir Agaj, i cili tha se Fero i shkoi në studio dhe i tha se “pse nuk po më thirrë me punu bashkë”. E në momentin që Agaj ia ka kthyer se “kemi punë të tjera”, ai e ka goditur me armë në kokë.

“Kam qenë në studio, duke punu me artista t’mi, edhe veç ka hy (Fero) në studio, edhe më tha “pse s’po më thirrë me punu”. I thash kemi punë tjera. Ai më tha une vi kur du, une i thash ndërro qasjen. Aty e nxori revolen e sigurimit tij, m’ka goditë në kokë. Edhe janë largu, kanë ikë nga studio. Më tha mos gabo me lajmëru këtë rast. Veç pse i kam thënë qe nuk të bëj këngë në studio. Edhe ma herët e kam refuzu. Azetin, Ledrin, Dhuratën e shumë të tjerë i menaxhojmë në “SBS Music Entertainment”. Probleme s’kemi”, tha Agaj.

Lexo edhe:  Graniti e lë me gishta në gojë Fifin, kërkon që t’i sjellin ish të dashurën në Big Brother

Tani, ka reaguar Fero, përmes një video të publikuar, ku tregon njërën nga kontratat që sipas tij ka pasur me kompozitorin, Çelik Lipa.

“Kur nuk ju ka njohur askush, kur ju kam ndihmuar me arritë, e me ardhë artistat me punu te ju, pasi ju kanë parë që keni punuar me Feron, e me qenë kaq mosmirënjohësa. Ju jeni shumë borxh, plus keni edhe një kontratë tjetër, e dini ju, ju jeni në borxh te unë”, dëgjohet duke thënë Fero në videon e publikuar.

Për këtë rast nuk mungoi as reagimi i bashkëshortes së Feros, modeles Arbenita Ismajli e cila përmes një postimi shkroi se njerëzit do flasin keq pavarësisht githçkaje, teksa ka shtuar se ndihet keq që kanë lindur në një shoqëri të gabuar që nuk i meriton ata.

““Njerëzit do flasin keq pavarësisht githçkaje. Shumë keq që kemi lindur në shoqëri të gabuar që nuk na meriton neve. Të urrejnë që je i vërtetë dhe person me zemër të mirë. Të njoh dhe e di që ata do të vrisnin të të shihnin duke rënë. Një mbretëreshë gjithmonë mbron mbretin e saj. Ata planifikojnë por Zoti është planifikuesi i të gjithë neve. Shihemi së shpejti zemër. Le t’i vrasim urryesit me sukses”, shkroi Arbenita krahas fotografisë me Feron.