Gazetari i mirënjohur britanik, Tim Judah, ka thënë se sa i përket tarifës së vendosur ndaj produkteve që vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, topi është tek Kryeministri Albin Kurti që të vendosë se çfarë të bëjë me të.
Judah i ka kërkuar Kurtit që të bëjë ashtu siç i kërkohet; “përndryshe do të ju hedhim tek qentë, njofton Klan Kosova.
As I say – the ball is in @albinkurti’s court now. It is submit or we are throwing you to the dogs. pic.twitter.com/KwOR4ZMwfF
— Tim Judah (@timjudah1) March 5, 2020
“Siç them unë – topi është tek Albin Kurti tani. Pranoni ose do të ju hedhim tek qentë”.
Ky reagim i gazetarit Tim Judah vjen pasi ambasadori i SHBA-ve në Gjermani Richard Grenell ka thënë se ia ka bërë të qartë Kryeministrit Albin Kurti se edhe tarifat e pjesshme do ta dëmtonin ekonominë e Kosovës.
Klikoni në linkun e mëposhtëm për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje.