Klubi italian, Juventus duket se tashmë seriozisht po e mendon rikthimin e Paul Pogbas.
Francezi nuk po kalon periudhë të mirë në skuadrën e Jose Mourinhos, dhe e ardhmja e tij, duket gjithnjë e më larg “Old Traffordit”.
“TMW” shkruan se Juventusi është i gatshëm t’i ofrojë Alex Sandron, plus para për rikthimin e Pogbas në Torino.
“Bardhezinjtë” janë të gatshëm të marrin pjesë me 40 milionë euro, plus brazilianin për të sjellë sërish në skuadër fituesin e Kupës së Botës me Francën.