Fjalë Kyçe

Juve-Roma, kështu mbyllet kryederbi italian

Juve-Roma, kështu mbyllet kryederbi italian

Juventusi ka fituar derbin e kësaj fundjave në Seria A, duke mundur Romën, me rezultat 1-0, të dielën mbrëma në kuadër të javës së 17-të, transmeton Gazeta Alo.

“Zonja e Vjetër” bën edhe një hap të madh në rrugën për të mbrojtur titullin e kampionit në Itali.

Sfida mes torinezëve dhe romakëve, ka dhënë një lojë të kënaqshme, me raste nga të dy palët, sidomos nga juventinët, të cilët dy herë e dërguan topin në rrjetën e skuadrës mike.

Sulmuesi kroat Mario Mandzukiq, i cili po kalon nëpër një formë mjaftë të mirë, shënoi golin e fitores për Juventusin në minutën e 35-të. Nikoqirët shënuan edhe në finish të ndeshjes përmes Costas, por ky gol u anulua nga VAR-i.

Pas kësaj fitore, Juve “blindon” kreun e tabelës me 49 pikë, tetë më shumë së Napoli që është i dyti, kurse, Roma renditet e 10-ta me 24 pikë të grumbulluara. /Gazeta Alo/