Fjalë Kyçe

Juventus afër transferimit të super lojtarit

Juventus afër transferimit të super lojtarit

Juventus është shumë afër të bëjë një transferim befasues.

Juventus është afër marrëveshjes me Matteo Darmian nga Manchester United.

‘Zonja e Vjetër’ dëshiron ta huazojë mbrojtësin italian deri në fund të sezonit me të drejt blerje, përcjell lajmi.net.

Darmian do të huazohet te Juventus për 3 milionë euro, ndërsa marrëveshja në fund të sezonit mund të mbyllet në shumën e 8 milionëve.

Kontrata e mbrojtësit italian te Manchester United skadon në verën e këtij viti, andaj torinasit e duan transferimin e tij.